Një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një sherri me thika mes disa të rinjve në Tiranë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 tek rrethi i Shkozës si pasojë e një konflikti të çastit mes disa personave që lëviznin me 2 automjete.
Sherri ka degraduar deri në përdorimin e konfrontimit fizik me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari me iniciale A.D.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.