Të martën, më 26 mars 2024 në emisionin “Opinion” është trajtuar në vazhdim tema “Shqiptarë në botë!”.
Prej 9 javësh, në “Opinion” janë shqiptarët në botë, disa prej tyre janë emigrantë të viteve të para me gjithë vështirësitë e ikjes, janë ata që konsiderohen pionerët e parë të emigracionit.
Shumë prej tyre janë personazhe tejet të suksesshëm në vendet ku janë, të tjerë kanë një jetë normale, të gjithë ruajnë një raport me vendlindjen e tyre.
Këtë të martë ishin të ftuar: Flutura Mazreku, Lulzim Voca, Ida Kokoshari, Enian Fejzaj, Almir Xhakollari, Orjola Dalipaj, Teo Strakosha, Arbër Vula, Valentin Markvukaj.
Ndërsa pjesa e tretë e emisionit iu kushtua Panairit të Berlinit, aty ku edhe Shqipëria garon për ofertën turistike.