Një konflikt ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes vëllezërve në një banesë në Pogradec.
Policia njofton se dyshohet se 23-vjeçari me iniciale S.Sh. ka dëmtuar me thikë vëllain e tij 25-vjeçar, i cili është dërguar për mjekim në spital.
Autori i dyshuar aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al