Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koreja e Veriut rinis testimet raketore, rrit tensionet me rivalët

2024/03/18 at 9:05 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koreja e Veriut rinis testimet raketore, rrit tensionet me rivalët

Koreja e Veriut i ka lëshuar disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të hënën në ujërat e saj lindore, kanë raportuar vendet fqinje.

Testimet janë kryer disa ditë pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake mes Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat verikoreanët i konsiderojnë si përgatitje për pushtim.

Testimet e raketave – të parat të verikoranëve në muajin e fundit – janë kryer teksa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka qenë në Seul për një konferencë.

Ekspertët e huaj kanë parlaajmëruar për veprime të tilla të verikoreanëve, dhe ashpërsim të retorikës së luftës, para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Ministria japoneze e Mbrojtjes ka thënë se Koreja e Veriut i ka lëshuar tri raketa të hënën.

Kryeministri japonez Fumio Kishida, i ka thënë parlamentit se raketat verikoreane kanë rënë në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë, jashtë zonës ekonomike japoneze, dhe se nuk raportohet për dëme.

Kishida i ka dënuar veprimet e shpeshta të tilla të Koresë së Veriut, duke thënë se testimet raketore “kërcënojnë paqen dhe sigurinë e Japonisë, rajonit dhe shoqërisë ndërkombëtare”.

Edhe ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se i ka vërejtur lansimet e raketave, dhe këto veprime i ka cilësuar si “provokime të qarta” që kërcënojnë paqen në Gadishullin Korean.

Departamenti amerikan i Shtetit, i ka dënuar, po ashtu, lansimet e raketave, duke thënë se ato kërcënojnë fqinjët e Koresë së Veriut dhe që përkushtimi amerikan për të mbrojtur Japoninë dhe Korenë e Jugut është “i hekurt”.

SHBA-ja i ka rreth 80.000 trupa ushtarake në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Përgjatë stërvitjeve ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, lideri verikorean, Kim Jong Un ka udhëzuar ushtrinë e tij për të rritur përgatitjet për luftë.

Ekspertët besojnë se Koreja e Veriut shpreson që posedimi i një arsenali më të madh të armëve do t’ia shtojë mundësitë për të rritur pazarin në negociatat potenciale që mund të ketë me SHBA-në në të ardhmen.

Ata besojnë se verikoreanët dëshirojnë t’iu hiqen sanksionet ndërkombëtare, por edhe të vazhdojnë të posedojnë armë bërthamore./ REL

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën një person

3 Tetor, 2025 10:00 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

3 Tetor, 2025 9:21 pm
Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Sport

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

3 Tetor, 2025 8:54 pm
Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat

3 Tetor, 2025 7:55 pm
Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve
Bota

Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve

3 Tetor, 2025 7:44 pm
Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Politikë

Rama mbledh strukturat e PS: Veliajn nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak

3 Tetor, 2025 6:44 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive

3 Tetor, 2025 6:42 pm
Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
Aktualitet

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

3 Tetor, 2025 6:02 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

3 Tetor, 2025 5:53 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

3 Tetor, 2025 4:56 pm
Para
Caras Y Caretas (1913) / Demonstrata patriotike e shqiptarëve me banim në Buenos Aires, krijimi i një shoqërie dhe betimi në flamur

Caras Y Caretas (1913) / Demonstrata patriotike e shqiptarëve me banim në Buenos Aires, krijimi i një shoqërie dhe betimi në flamur

Shqipëria 15 vjet në NATO, Peleshi: Fatlumë që jemi pjesë e kësaj Aleance të fuqishme ushtarake

Shqipëria 15 vjet në NATO, Peleshi: Fatlumë që jemi pjesë e kësaj Aleance të fuqishme ushtarake

Shkatërrohet grupi mafioz në Itali, në pranga 56 persona

Shkatërrohet grupi mafioz në Itali, në pranga 56 persona

TE FUNDIT

Aksident në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën një person

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
3 Tetor, 2025

Aksident me pasojë vdekje në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Pasagjeri i linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë ka vdekur në vend pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

Auto-Skicë
3 Tetor, 2025

Personi që u gjet i pajetë pranë hidrovorit të Tales në Lezhë, rezulton të jetë vrarë me armë zjarri. Policia...

Lexo më shumë

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
3 Tetor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Andorrës. Bie në...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat

Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat
3 Tetor, 2025

Partia Socialiste në Mat ka shpallur kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Altin Bojni është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com