Pas komunikimit të akuzave nga SPAK për çështjen e sterilizimit, ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ka folur për mediat.
Beqaj u shpreh se me koncesionin e sterilizimit janë kursyer para dhe se ky ka qenë një proces përfitimi për xhepat e shqiptarëve, duke shtuar se kjo nuk është hetuar nga SPAK.
“Garantimi i kujdesit shëndetësor e kam pasur detyrim dhe mision. Të përdorësh me efiçensë fondet, është detyrë. Por t’i përdorësh me eficensë është akoma më e mirë. Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë procesin e sterilizimit, uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital. Janë kursyer para. Të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë ku do dalë e vërteta e përfitimit që ka përfituar çdo shqiptar.”, tha ai.