Mbledhja e qeverisë në Shkodër, Qosja: Morëm garanci nga kryeministri për kërkesat tona

Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja ka mbajtur një fjalë për mediat pas mbledhjes mes 61 kryetarëve të bashkive në vend dhe qeverisë.

Në fjalën e tij kryetari demokrat u shpreh se kur vjen puna tek interesat qytetare nuk ka ndasi politike.

”Bashkë me kolegët e mi ishim në mbledhjen e përbashkët të 61 kryetarëve të bashkive dhe qeverisë për të bashkërenduar punën. Nuk kemi ndasi politike kur vjen puna për interesat qytetare. Për arsye politike ne e kemi treguar në 14 Maj se kush jemi dhje çfarë qëndrimi kemi mbajtur. Nuk besoj që është një çudi e madhe që ne ishim këtu sot me qeverinë për të mirën e njerëzve që na kanë zgjedhur”, tha ai.

Ai tha se u ndjenë të barabartë në mbledhjen mes kryetarëve të bashkive.

Padiskutim u ndjemë të barabvartë. Ne kishim kërkesat tona për zona specifike që kemi unë dhe kolegët e mi. Ato i shqyrtuan. Se dimë tani sa qeveria do reagojë. Garancia ishte e kryeministrit, por veprat do të tregojnë se si do shkojë. Po të vështirë janë të gjitha bashkitë, por me menaxhimin e mirë besoj do ja dalim”, u shpreh Qosja./Opinion.al




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT