Deputetja e PD, Inza Zhupa thotë se tashmë PD është e bashkuar dhe se detyra e saj është krijimi i alternativës për zgjedhjet e vitit 2025.
Në emisionin “Opinion”, Zhupa tregoi arsyen pse u bashkua me PD e Berishës në prill të vitit 2022, ndërsa tha se në mbledhjet e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nuk ka patuar asnjë zë kundër bashkimit.
“Unë jam bashkuar me Rithemelimin që në kuvendin e 30 prillit 2022, jo rastësisht por nga zgjedhjet e 6 marsit. Mjaftoi ai kamponim për të kuptuar se ku ishte shumica e PD. Pjesa që sot është bashkuar ka një rezultat tjerë zgjedhor ka 14 majin për të parë se cila ishte shumica, kjo ishte një arsye që ne të bashkoheshim. Në mbledhjen e kryesisë së PD që u formalizua bashkimi dhe më pas në Këshillin Kombëtar, nuk ka patur asnjë zë kundër bashkimit. Erdhi si një proces, që filloi nga grupi parlamentar, kishte dhënë shenjat e parë që në zgjedhjet e 14 majit. Lajm do të ishte nëse nuk doe finalizonim bashkimin, do të ishte fataliste për vendin dhe jo për individët. Në përfaqësojmë 700 mijë shqiptarë që kanë votuar Pd në vitin 2021. Shqipëria sot ka një opozitë që ka për detyrë që të mos bëj vetëm opozitë se sjemi për opozitë për profesion, por të ndërtojë një alternativë për 2025”,-tha Zhupa./Opinion.al