Mario Balotelli mbetet një personazh kur flasim për vëmendjen jashtë fushë së blertë. Sulmuesi italian, që aktualisht aktivizohet me ekipin turk të Adana Demirspor është bërë sërish protagonist.
Në një video që është bërë shpejt virale, Balotteli shihet duke ndezur një kapsollë në dhomat e zhveshjes dhe më pas e hedh pak metra larg, duke trembur shokët e ekipit.
Kujtojmë që një situatë e ngjashme ka ndodhur dhe 13 vite më parë, kur 33-vjeçari luante me City dhe ndezi një fishekzjarrë duke i vënë flakën shtëpisë luksoze të tij.
Balotelli doing Balotelli things pic.twitter.com/QhgUlhL3aX
— Football Twats (@FootbaIITwats) March 7, 2024