Policia e Kamzës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili ishte në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Është arrestuar shtetasi Gentian Losha, i cili vitin e shkuar u konfliktua me disa shtetas dhe gjatë sherrit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në vitin 2023, 30-vjeçari është konfliktuar me disa shtetas dhe gjatë konfliktit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al