Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar ditwn e sotme seancë solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në çelje të seancës ka kënduar Ilir Shaqiri, i cili ka performuar ‘Sërish vjen marsi’, ndërsa Shkurte Fejza këndoi këngën ‘Mora fjalë’ dedikuar komandantit legjendar Adem Jashari.
Në seancën solemne prezentë ishin Rifat Jashari, presidentja Vjosa Osmani, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ambasadorë e të tjerë.
Kryeministri Albin Kurti sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se Epopeja e UÇK-së përmbledh një trashëgimi të madhe politike, kulturore e kombëtare nga e cila ka ardhur liria e Kosovës dhe mbi të cilat është ndërtuar vet shteti i Kosovës.
Ai tha se Kosova është çliruari prej Serbisë pikërisht nëpërmjet kësaj trashëgimisë politike që e prodhoi personalitetin dhe figurën e Adem Jasharit.
“Nga po kjo trashëgimi është ngritur dhe po forcohet shteti ynë”,- tha Kurti, duke shtuar se e ka fjalën për trashëgiminë e dalë nga rezistenca e armatosur e aktivizimi politik përgjatë dekadave.
Sipas tij, rezistenca e familjes Jashari të Prekazit është unike në vetvete.
“Rezistenca e Adem Jasharit dhe UÇK-së është produkt i natyrshëm i po asaj kulture të kryengritjes dhe luftëtarëve vullnetar që luftuan për mbrojtjen e trevave shqiptare nën organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është rezistencë e po asaj kulture që solli organizmin e kryengritjeve kundër perandorisë osmane dhe të agresionit të Serbisë të prira nga Hasan Prishtina”,- tha ndër të tjera Kurti.