Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthimi në godinën që po ndërtohej në Lushnje, Inspektorati i Punës: Nuk ka patur asnjë kërkesë për leje

2024/03/04 at 10:54 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shpërthimi në Lushnje/ Humb jetën një person, plagoset deputeti dhe 3 persona të tjerë

Inspektorati i Punës reaguar për “Opinion”, lidhur me shpërthimin e fuqishëm të ndodhur të premten në një kantier ndërtimi në Lushnje ku hëmbën jetën dy persona, babë e bir.


Në informacionin që jep Inspektorati i Punës thuhet se nuk ka patur asnjë kërkesë për lejen e ndërtimit të objektit në ndërtim në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela, i cili gjithashtu mbeti i plagosur.

1.A ishte Inspektorati i Punës në dijeni të këtij rasti?

Njoftimi për aksidentin në punë të ndodhur në adresën “Rrethrrotullimi i ish Plastamasit” Lushnjë është marrë përmes mediave. Inspektorët e autorizuar për hetimin e këtij rasti të Drejtorisë Rajonale të ISHPSHSH-së Vlorë (Drejtoria Vlorë ka adresën e aksidentit në juridiksionin e saj ), kanë shkuar në vendngjarje rreth orës 17.00 dhe kanë vijuar me procedurat për hetimin administrativ të këtij aksidenti.

2.A keni ndonjë qëndrim për këtë ngjarje?

Nuk kemi ende një qëndrim zyrtar për këtë ngjarje. Kjo është një situatë shumë komplekse pasi ka përfshirë një aksident masiv me shpërthim dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në njerëz dhe materiale. Hetimi është në fazën fillestare dhe po bëhet një punë intensive për të zbuluar shkakun dhe për të identifikuar përgjegjësit. Kemi të bëjmë me një aksident masiv, sipas përcaktimit të gërmës ç), Neni 29, Ligjit nr.10237 datë 18.02.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, pasi kemi 9 persona të aksidentuar dhe të dëmtuar në të njëjtën kohë dhe për të njëjtën arsye. Nga këta, 2 persona kanë patur pasojë fatale humbjen e jetës. Si i tillë ky aksident kërkon më shumë kohë dhe veprime hetimore për të dalë në konkluzione të qarta. Ndërkohë ju informojmë se gjatë gjithë kohës nga ndodhja e kësaj ngjarjeje, kemi koordinuar veprimet me Organet e Policisë dhe Prokurorisë, që po merren me hetimin e saj. Gjithashtu, jemi duke shqyrtuar dhe verifikuar me procedura inspektimi të gjithë subjektet që janë përfshirë në këtë aksident, pavarësisht faktit nëse kishin apo jo punonjës të dëmtuar drejtpërdrejt. Hetimi administrativ i aksidenteve në punë që kryhet nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, ka për qëllim përcaktimin dhe analizën e shkakut të aksidentit, për të përcaktuar masat që do duhet të zbatohen në të ardhmen për të mos patur aksidente të ngjashme në të ardhmen.

3.A duhet të kryhen punimet me firmë, kundrejt rregullave?

Punimet gjithmonë duhet të kryhen brenda rregullave, duke zbatuar kërkesat ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë të punëmarrësve, madje në hapjen e kantiereve apo mjediseve të reja të punës duhet njoftuar dhe marrë leje nga Inspektori i Punës, në mbështetje të Pikës 1, Nenit 41 të Kodit të Punës. Në rastin në fjalë Inspektorati i Punës nuk ka patur asnjë kërkesë për leje. Kjo është një procedurë shumë e rëndësishme për sigurinë dhe shëndetin në punë, dhe është e rëndësishme që të zbatohet në mënyrë të plotë

4.A keni dijeni për shkaqet që ka ndodhur ngjarja?

Jemi në fazën e hetimit të ngjarjes dhe nuk kemi dalë ende në konkluzione. Siç e përmendëm edhe më sipër kemi të bëjmë me një aksident masiv, që qoftë për faktin se kërkon ekspertizë të thelluar nga disa Institucione, qoftë për pasojat që ka sjellë, kërkon një kohë të caktuar për nxjerrjen e konkluzioneve.

5.Si duhet vepruar në këto raste për të shmangur raste fatkeqësie dhe humbje jete në punë? Në rastet e tilla, është e rëndësishme që subjektet të zbatojnë të gjitha kërkesat ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë. Inspektorati i Punës ka një rol thelbësor në monitorimin dhe zbatimin e këtyre kërkesave për të siguruar që subjektet të kenë vende pune të sigurta dhe të shëndetshme. Në rast se subjektet nuk zbatojnë kërkesat ligjore, Inspektorati duhet të ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e tyre dhe për të shmangur raste fatkeqësish në të ardhmen. Është gjithashtu e rëndësishme që punonjësit të kenë dijeni për të drejtat e tyre në punë dhe të njoftojnë Inspektoratin nëse hasin në shkelje të këtyre të drejtave. Ky informacion mund të merret në faqen zyrtare ëëë.inspektoriatipunës.gov.al.

Në rastin në fjalë apo edhe në kantiere të tjera duhet në zbatim të ligjit Nr. 10237 dt 18.02.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë “i ndryshuar;

  • Të pajisen me Lejen e punës nga Inspektori i Punës, i cili e miraton pasi subjekti plotëson kërkesat e VKM-513 dt 30.07.2004.
  • Të hartojnë dhe të kujdesen për zbatimin e Planit të Sigurisë dhe Koordinimit në kantier.
  • Të caktohet koordinatori për realizimin e punimeve (kur punojnë më shumë se një subjekt), ose të caktohet Personi përgjegjës për sigurinë në punë.
  • Çdo subjekt të kryejë një vlerësim të risqeve para fillimit të punës, pra të hartojë Dokumentin e Vlerësimit të Riskut.
  • Të merren masa kolektive dhe individuale për shmangien dhe zvogëlimin e risqeve.
  • Të informohen punëmarrësit për çdo rrisk dhe të instruktohen për kryerjen e punës dhe për masat mbrojtëse që duhet të zbatojnë.
  • Vetëm personat e kualifikuar dhe të çertifikuar duhet të kryejnë punët e rrezikshme apo të përdorin mjete për të cilat kërkohet një çertifikim i caktuar.
  • Si dhe çdo element tjetër të parashikuar në legjislacionin e punës në varësi të llojit të aktivitetit që kryhet.


Ju sugjerojmë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Para
Gjenerali zbuloi shifrën e investimeve të “kripura” për bazën e NATO-s në Kuçovë

Gjenerali zbuloi shifrën e investimeve të “kripura” për bazën e NATO-s në Kuçovë

Opinion publikon video të re nga shpërthimi në Lushnje, tronditet edhe kamera nga forca goditëse

Opinion publikon video të re nga shpërthimi në Lushnje, tronditet edhe kamera nga forca goditëse

Horoskopi, 22 nëntor 2023

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Mars 2024
















TE FUNDIT

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com