Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekipi i OKB-së: Ka arsye të besohet se Hamasi kreu dhunë seksuale më 7 tetor

2024/03/04 at 9:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekipi i OKB-së: Ka arsye të besohet se Hamasi kreu dhunë seksuale më 7 tetor

Një ekip i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara raportoi të hënën se “ka arsye të forta” për të besuar se ka pasur dhunë seksuale, përfshirë dhe përdhunim në grup, në disa lokacione në Izrael gjatë sulmit të 7 tetorit nga militantët e Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ky ekip – i udhëhequr nga e dërguara e OKB-së për dhunën seksuale në konflikt, Pramila Patten – e vizitoi Izraelin nga 29 janari deri më 14 shkurt për të grumbulluar, analizuar dhe verifikuar të dhënat për dhunën seksuale të lidhur me sulmin e 7 tetorit.

“Janë mbledhur gjithashtu edhe të dhëna të hollësishme dhe të besueshme, të cilat mund të jenë tregues i disa formave të dhunës seksuale, përfshirë gjymtimin gjenital, torturën e seksualizuar, apo trajtimin mizor, çnjerëzor dhe përçmues”, thuhet në raportin 24-faqësh të OKB-së.

Grupi radikal palestinez, Hamas, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për dhunë seksuale.

Pjesëtarët e Hamasit e sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, ku i vranë 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen 253 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite.

Lufta hakmarrëse e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës prej atëherë i ka vrarë rreth 30.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavën e udhëhequr nga Hamasi.

“Ekipi i misionit gjeti informata bindëse dhe të qarta se disa pengje që u dërguan në Gazë, ishin subjekt i formave të ndryshme të dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin, dhe ka arsye të forta për të besuar se një dhunë e tillë ka mundur të jetë e vazhdueshme”, thuhet në raport.

Ky ekip tha se mund të nevojitet një hetim i plotë për ta vërtetuar madhësinë e përgjithshme, fushëveprimin dhe atributin specifik të dhunës seksuale.

Ekipi i OKB-së tha se ka marrë të dhëna edhe nga burimet institucionale dhe të shoqërisë civile, si dhe nga intervistat e drejtpërdrejta për “dhunën seksuale kundër grave dhe burrave palestinezë në qendrat e ndalimit, gjatë bastisjeve nëpër shtëpi dhe në pika të kontrollit”, pas 7 tetorit. Qendrat e paraburgimit ishin në Izrael.

Izraeli e ka kritikuar OKB-së për mënyrën se si ka reaguar ndaj sulmit të 7 tetorit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha vitin e kaluar se dhuna seksuale e kryer më 7 tetor “duhet patjetër të hetohet dhe të përndiqet”, duke shtuar se “dhuna në baza gjinore duhet të dënohet. Në çdo kohe. Në çdo vend”./ REL

Ju sugjerojmë

Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore
Aktualitet

Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore

8 Janar, 2026 6:29 pm
Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut
Aktualitet

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut

8 Janar, 2026 5:10 pm
Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

8 Janar, 2026 5:08 pm
Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi
Aktualitet

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

8 Janar, 2026 4:36 pm
Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar
Rajoni

Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar

8 Janar, 2026 4:33 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Begaj për përmbytjet: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave për evakuimin

8 Janar, 2026 3:56 pm
Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF
Sport

Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF

8 Janar, 2026 2:40 pm
Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat
Bota

Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat

8 Janar, 2026 2:26 pm
PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët
Aktualitet

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët

8 Janar, 2026 2:19 pm
Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
Bota

Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje

8 Janar, 2026 2:17 pm
Para
Rama: Sipas barometrit të Turizmit të OKB, Shqipëria është destinacioni më i mirë në Evropë për 2023

Mbi 577 mijë udhëtarë hynë në vend gjatë muajit shkurt, Rama: Rritje me 69% nga viti i kaluar

Reuters: Shqipëria e kujdesshme ndaj Rusisë, rihap bazën ajrore të epokës sovjetike për NATO-n

Reuters: Shqipëria e kujdesshme ndaj Rusisë, rihap bazën ajrore të epokës sovjetike për NATO-n

VIDEO/ Asllani i shënon Xhenovas, goli i parë me fanellën e Interit në një ndeshje zyrtare

VIDEO/ Asllani i shënon Xhenovas, goli i parë me fanellën e Interit në një ndeshje zyrtare

TE FUNDIT

Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore

Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore
8 Janar, 2026

Policia rrugore i ka bërë thirrje drejtuesve që të kenë kujdes në qarkullim për shkak të kushteve të rënduara në...

Lexo më shumë

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut
8 Janar, 2026

Moti i keq në Pogradec ka shkaktuar probleme të shumta, ku prurjet e lumit të Vërdovës kanë dëmtuar rrugën duke...

Lexo më shumë

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi
8 Janar, 2026

Qarkullimi i automjeteve në Qafën e Llogarasë është bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave të krijuara në...

Lexo më shumë

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi
8 Janar, 2026

Rreth 90 banorë janë janë evakuar nga Katundi i Ri dhe Sukthi. Mësohet se personat e evakuar janë strehuar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com