Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka folur sot në një konferencë për media për dialogun me Kosovën dhe për shumë çështje të tjera.
Vuçiç ka thënë se Serbisë po i kërkohen tri gjëra dhe pritjet nga Beogradi janë që t’i realizojë ato tri kërkesa.
Kërkesa e parë thotë se është njohja “de-facto” apo “de-jure” e Kosovës dhe heqja dorë nga përkrahja e “Republika Srpska” në Bosnje e Hercegovinë.
Përveç kësaj, si kërkesë të dytë, Vuçiç e liston presionin për sanksione kundër Rusisë dhe mbajtja e një qëndrimi anti-kinez.
Dhe në fund thotë si kërkesë e tretë është “vendosja e një regjimi kukull në Serbi”.