Grupi i ekspertëve që kanë mbërritur në Lushnjë për të përcaktuar shkakun e shpërthimit në kapanonin ku mbetën dy persona, atë e bir dhe mbeti i plagosur deputeti socialist, Bujar Çela, kanë ngritur dyshime se shpërthimi ka ndodhur gjatë saldimit në kapanon.
Shpërthimi ka qenë aq i fortë saqë ka shkatërruar jo vetëm kapanonin por edhe vetë vinçin.
Ndërkohë, si pistë e dytë është edhe ajo e kontaktit të vinçit me telat e rrjetit elektrik.
Në hetime, sipas News 24, është përfshirë edhe leja e ndërtimit, e cila është marrë më 19 shtator të vitit të shkuar dhe po verifikohet nëse janë zbatuar kriteret.