Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të gjitha pagesat dhe blerjet përmes bankës. Rama dhe Ibrahimaj flasin për projektin pilot

2024/03/02 at 11:26 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Të gjitha pagesat dhe blerjet përmes bankës. Rama dhe Ibrahimaj flasin për projektin pilot

Shqipëria do të testojë shumë shpejt një projekt pilot për pagesat përmes sistemit elektronik.

Qëllimi i këtij projekti është ulja e informalitetit, por edhe për të lehtësuar pagesat.

E ftuar në podcastin me kryeministrin Edi Rama, ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, tha se “përmes një projekti pilot këto forma pagesash elektronike duam t’i testojmë gjerësisht për të gjitha pagesat”.

“Dua të falenderoj gjithë pionerët e start up-eve të fin tech, se kanë bërë atë që bëjnë start up-et në gjithë botën, kanë gjetur problematikën, që është kosto dhe koha, dhe i kanë dhënë një zgjidhje problematikës që na shërben të gjithëve. Duke marrë shkas nga kjo kemi menduar të bëjmë një projekt pilot, ku do të pilotojmë tre zona të ndryshme – në Tiranë 100 individë, në Peshkopi 100 individë, dhe në Përmet 100 individë, – të cilët qeveria do t’u mbushë llogaritë e tyre për 4 muaj me një vlerë prej 10 mijë lekësh në muaj, me qëllim që këto para t’i shpenzojnë nëpërmjet platformave digjitale. Ne do të lidhim partneritet edhe me disa biznese, të cilët do të pranojnë që të bëhen pjesë e këtij piloti me qëllim që të testojmë të gjitha zgjidhjet eksistuese dhe të shohim se çfarë problematikash na dalin, edhe në pëdorim nga ana e individit, edhe nga ana e biznesit. Por, edhe në veprimet që sistemet ekzistuese kanë, pra në veprimet që fin tech-et kanë me bankat. Pse duhet të ndërhyjë qeveria pyesin? Është interes publik sepse ne kemi interes të reduktojmë cash-in në ekonomi, ne kemi interes të vijojmë formalizimin dhe ky është një element komplementar i fiskalizimit. Nëse për pagesat biznes me biznes tashmë çdo gjë bëhet me bankë, pagesat biznes me individë vijojnë të kenë ato problematikat e përdorimit të cash-it dhe të informalitetit. Besojmë se me këtë pilot dhe me këtë nxitje do të mund të finalizojmë projektin tonë të fiskalizimit, ku çdo gjë duhet të jetë elektronike, e thjeshtë për individin, e thjeshtë për biznesin për ta shtyrë përpara progresin dhe inovacionin. Synojmë që ta mbështesim sistemin financiar dhe fin tech-net dhe bankat”, tha Ibrahimaj.

Kryeministri Rama theksoi se bëhet fjalë për një projekt pilot për të parë a funksionon kjo risi në vendin tonë.

“Këtu na vjen në ndihmë ajo që po ndodh sot në Shqipëri, të cilën duam ta promovojmë. Po përgatisim një projekt pilot për të parë a funksionon një prurje e risisë së botës së re”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?
Rajoni

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

31 Tetor, 2025 6:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
Para
Morën pjesë në homazhet për Navalnyn, mbi 100 persona të arrestuar në Rusi

Morën pjesë në homazhet për Navalnyn, mbi 100 persona të arrestuar në Rusi

Konferenca e OKB vlerëson si histori suksesi rikuperimin e sistemeve në kohë rekord dhe implementimin e AI në Shqipëri

Konferenca e OKB vlerëson si histori suksesi rikuperimin e sistemeve në kohë rekord dhe implementimin e AI në Shqipëri

Në reanimacion tek Trauma, kolegët vizitojnë deputetin Bujar Çela në spital, tregojnë gjendjen e tij

Në reanimacion tek Trauma, kolegët vizitojnë deputetin Bujar Çela në spital, tregojnë gjendjen e tij

TE FUNDIT

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
31 Tetor, 2025

Pallati Buckingham njoftoi të enjten se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së të gjithë titujve dhe nderimeve për...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
31 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos,...

Lexo më shumë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
31 Tetor, 2025

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan...

Lexo më shumë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com