Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i Freedom House, PD: Kërkojmë qeveri teknike që siguron zgjedhje të lira

2024/02/29 at 3:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i Freedom House, PD: Kërkojmë qeveri teknike që siguron zgjedhje të lira

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të raportit të Freedom House për Shqipërinë, ku sipas tyre Shqipëria është një vend me mungesë transparence, qeverisje jofunksionale, dhe pa zgjedhje të lira.

Ka qenë zëdhënësja e PD, Floriana Garo, e cila në një deklaratë për mediat, është shprehur se PD rithekson qëndrimin e saj se, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë një Shqipëri funksionale.

Ndër të tjera ajo thekson se opozita kërkon një qeveri teknike që siguron zgjedhje të lira dhe të pranuara nga të gjitha palët.

Deklaratë për media zëdhënësja e PD, Floriana Garo

Në raportin e fundit të Freedom House Shqipëria është një vend me mungesë transparence, qeverisje jofunksionale, dhe pa zgjedhje të lira.

Këto tri fraza përshkruajnë në fakt shkurt, prerë dhe qartë, modelin e qeverisjes së 10 viteve të fundit të narkoregjimit të Edi Ramës.

Organizata “Freedom House”, me qendër në Uashington, sapo ka publikuar raportin vjetor, ku Shqipëria vazhdon të konsiderohet “vend pjesërisht i lire”, me sistem hibrid të qeverisjes.

Mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale vazhdojnë të përbëjnë tiparin themelor te regjimit në Shqipëri, sipas autores së raportit për vendin tonë, në një intervistë për Zërin e Amerikës. Nëse transparenca duket si një term i boshatisur nga kuptimi, ajo që bie në sy në artikulimin e Freedom House është vlerësimi i zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

“Nuk është krijuar një mjedis për zgjedhje më të lira dhe më të drejta”, thekson hartuesja e raportit të Freedom House.

Partia Demokratike e vlerëson raportin e Freedom House dhe sidomos përcjelljen në të të shqetësimit tonë për zgjedhjet e fundit, pasqyruar edhe në raportin final të OSBE-ODHIR.

Partia Demokratike ju bën thirrje organizatave dhe partnerëve ndërkombëtarë të vazhdojnë me trysninë ndaj qeverisë Rama, i cili shpërfill një prej rekomandimeve parësore të OSBE-ODHIR dhe të partnerëve, një reformë elektorale gjithpërfshirëse.

Partia Demokratike rithekson qëndrimin e saj se, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë një Shqipëri funksionale.

Gjithashtu me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe as funksionalitet.

Kërkesa e opozitës mbetet relevante edhe në dritën e përfundimeve të raportit të Freedom House: një qeveri teknike që siguron zgjedhje të lira dhe të pranuara nga të gjitha palët.

O sot o kurrë!

Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

28 Tetor, 2025 7:54 am
Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
Aktualitet

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

27 Tetor, 2025 6:46 pm
“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
Aktualitet

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

27 Tetor, 2025 6:08 pm
Para
Ish-kryeministri i Kosovës kritika ndaj Kurtit: Ligjëratat, pretekst për të ikur nga Samiti në Tiranë

Ish-kryeministri i Kosovës kritika ndaj Kurtit: Ligjëratat, pretekst për të ikur nga Samiti në Tiranë

Parlamenti Evropian: Të hiqet vetoja në procesin e zgjerimit

Parlamenti Evropian: Të hiqet vetoja në procesin e zgjerimit

Numri i viktimave në Gazë kalon shifrën prej 30 mijë

Numri i viktimave në Gazë kalon shifrën prej 30 mijë

TE FUNDIT

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
28 Tetor, 2025

Dashi Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat...

Lexo më shumë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
27 Tetor, 2025

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të...

Lexo më shumë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
27 Tetor, 2025

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Mësohet se rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com