Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka dhënë një dekoratë kryeministrit Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Para nënshkrimit të traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës, Volodymyr Zelensky i akordoi Edi Ramës urdhrin “Princi Jaroslav i Urti”.
Motivacioni për nderimin e kryeministrit Edi Rama është: “Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë”.