Shqipëria dhe Ukraina kanë firmosur traktatin e miqësisë e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ka qenë kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky që kanë firmosur marrëveshjen, pas takimit kokë më kokë të dy liderëve në kryeministri.
Rama dhe Zelensky do të hapin samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, që pritet të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, me një fjalim, më pas punimet do të jenë me dyer të mbyllura.
Në orën 13:30 është parashikuar një konferencë për shtyp e Ramës dhe Zelenskyt, ku do t’ju përgjigjen interesit të gazetarëve.