Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Motra e Pëllumb Metës: Nusja e tij nuk erdhi në varrimin e babait tonë. Nëna e saj vrau vjehrrën

2024/02/26 at 11:19 PM
në Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Motra e Pëllumb Metës: Nusja e tij nuk erdhi në varrimin e babait tonë. Nëna e saj vrau vjehrrën

Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka Meta, u shpreh këtë të hënë në emisionin “Opinion” se bashkëshortja e vëllait të saj, Blerina Meta, nuk donte kontakte me pjesën tjetër të familjes.

Sipas saj, para se babai i tyre të ndërronte jetë, ajo nuk e ka marrë mundimin që t’i shkonte një herë tek spitali vjehrrit.

Madje thotë se nuk ka lejuar as fëmijët që të shkojnë. Motra e Pëllumb Metës thotë ndër të tjera se Blerina Meta vjen nga një familje me probleme të tilla, pasi e ëma e saj ka vrarë vjehrrën dhe plagosur të shoqin.

“Zoti Fevziu kjo nuk deshte kontakt. Mua më ka vdekur baba para 1. Nuk ëstë bërë akoma 1 vit në aksident, ka ndenjur 5 javë në spitalin e Traumës në Tiranë, vëllai vinte përditë takonte babën e vet ndërkohë që bashkëshortja nuk e mori mundimin një herë të vinte. As fëmijët nuk i ka lejuar. Po të ishte ky kaq i dhunshëm, a nuk mundej ky me këtë dhunën që hidhet hipotezë, që paska qenë me e marrë me zor.

Kur baba ndërroi jetë pas 5-6 javëve edhe janë komshinj dy vëllezërit, a nuk mundej ky vëlla kaq i dhunshëm ta merrte nusen e ta sillte me dhunë, sipas asaj të merrte pjesë në ceremoninë mortore? Por zonja nuk pranoi se ajo kishte monstrat e veta në kokë dhe atë gjë ia transmetoi fatkeqësisht edhe fëmijëve edhe nuk mund ta përshkruaj ndryshe përveçse një mësuese kriminele që prodhon vetëm vatra krimi. Nga ajo familje, i kërkoj ndjesë pjesës tjetër të familjes, por ajo vjen nga një familje me probleme të tilla. Ajo ka një shembull nga prindërit e saj, pikërisht nga nëna e vet me shembull krimi, se e ëma vrau vjehrrën, qëlloi vrau vjehrrën, edhe burrin por fati e deshi që burri të shpëtonte dhe bëri burg”, u shpreh ajo.

Lutfie Muka Meta tregon ndër të tjera edhe si u martua Pëllumbi me Blerinën.

“Mesa unë e kam analizuar këtë gjendje dhe nuk është një analizë e sotme, as e dy javëve të fundit që kur ka ndodhur tragjedia, kjo është një analizë 26-vjeçare qysh kur zonja, monstra ka ardhur në familjen tonë. Ajo mbase mendoj unë e ka pësuar një shok kur prindërit e saj e sollën, apo kur babai kërkoi dorën e saj për vëllain tonë dhe prindërit e saj e miratuan këtë kërkesë tonë. U martuan. Vëllai ka qenë që në ’91 në Itali. Ka ikur 14 vjeç në Itali.

Kur janë martuar këta vëllai ka ardhur nga Italia, kanë bërë ceremoninë martesore, kanë ndenjur një kohë dhe ka ikur prapë. Kjo ishte jeta ik-hajde si gjithë shqiptarët. Zonja ka jetuar nga ‘97 dhe deri në vitin 2002, se në fund të vitit 2001 ka ndërruar jetë nëna jonë. Vëllai ishte në Itali. Pasi nëna ndërroi jetë, babai ishte në moshë, kjo ishte me dy fëmijë dhe vëllai nuk e pa më të arsyeshme që të jetonte dhe punonte atje por mori vendimin definitivisht të ishte pranë familjes”, u shpreh ajo.

Sipas motrës së viktimës, deklarimet e Blerina Metës në media nuk janë të bazuar në jetën reale që kishin në shtëpi ajo bashkë me fëmijët.

“Të gjithë paranojat që ka në kokën e vet do t’i fusë në këpucët e vëllait tim që të bëhet sa më e besueshme”, tha motra e Pëllumb Metës.

“Si mund të quhet një liri e marrë kur baba punon për të ardhurat e familjes, edhe ndërkohë fëmijët rriteshin, shkolloheshin dhe donin financë për të gjithë fushat e jetës edhe zonja nuk punonte, ishte shtëpiake. Vëllai punonte, kishte 22 vite që punonte roje natën dhe fëmijët erdhën në jetë, u rritën, u shkolluan, morën patentat, të gjithë kishin telefona, të gjithë dilnin nëpër kafe kur ndërkohë këto janë shpenzime financiare. Në rast se ky baba do ishte kaq i dhunshëm dhe kaq çnjerëzor, si mundet kjo familje ti kishte gjithë këto të mira?”, shtoi më tej ajo.

Kujtojmë se për vrasjen në Durrës janë lënë në arrest me burg tre fëmijët Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta, ndërsa Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë./tvklan

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
“Mos i ke bërë gjë Pëllumbit?” Koka: Djalin e madh e detyruan të bënte denoncim

“Mos i ke bërë gjë Pëllumbit?” Koka: Djalin e madh e detyruan të bënte denoncim

Premtime dhe gënjeshtra, hëna e plotë në Binjak ‘vështirëson’ javën për 4 shenja

Horoskopi për sot, 27 shkurt 2024

Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperatura deri në 21 °C, parashikimi i motit për sot

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com