Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i Policisë Durrës: Hysen Meta sa ishte kthyer nga Italia, planifikoi vrasjen e babait me Hygertën

2024/02/26 at 10:39 PM
në Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtori i Policisë Durrës: Hysen Meta sa ishte kthyer nga Italia, planifikoi vrasjen e babait me Hygertën

Hysen Meta, denoncoi zhdukjen e të atit të tij Pëllumb Meta në orët e vona të 13 Shkurtit. Ai deklaroi para bluve në Durrës se “babai ishte zhdukur”.

Drejtori i Policisë në këtë qytet Skënder Hita, tha sonte në “Opinion” në Tv Klan se 24 vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Italia dhe se planin për ekzekutimin e të atit e kishte bërë bashkë me të motrën 19 vjeçare, Hygertën.

Sipas Hitës, familjarët e të ndjerit paraqitën edhe disa receta mjekësore në komisariat, me pretendimin se ai kishte probleme të shëndetit mendor. Por që më pas rezultoi e pavërtetë. Po ashtu, fakti që 50 vjeçari nuk kishte humbur asnjëherë më parë kontaktet me familjen, ishte i përkushtuar ndaj punës, e bëri Policinë të dyshojë se kishin të bënin me një krim të rëndë.

Skënder Hita: Për të denoncuar këtë rast ka ardhur dhe është paraqitur Hysen Meta, djali i madh i viktimës tashmë.

-Që jetonte si emigrant në Itali?

“Shkonte dhe vinte herë pas herë, kishte qenë dhe në Angli. Pra, bënte një jetë mes emigrimit dhe Shqipërisë. Ai kishte disa ditë para ngjarjes që ishte kthyer. Në familjen e tyre bashkë me motrën kanë planifikuar vrasjen e babait të tyre”, tha Hita.

-Sa kohë përpara, ka të dhëna?

“Që në momentin që ka ardhur në Shqipëri, kanë filluar diskutimet vëlla e motër për të realizuar këtë krim monstruoz. Në këto kushte pas kallëzimit të bërë, në datë 13 në orët e vona të darkës ai vjen e thotë “babai është zhdukur”. Është bërë procedura normale e rastit. Pas kësaj janë intervistuar familjarët, kolegët, ditën tjetër dhe më datë 17 u gjet mjeti i braktisur në zonën pranë Sektor Rinia. Fakti që u gjet mjeti patjetër do shihej dhe rrugë kalimi, u zbulua dhe një makinë tjetër që e ndiqte.

Këto ishin indiciet që na dhanë të kuptonim që s’kemi të bëjmë me një zhdukje, por duhej hetuar dhe duhej çuar para për të mësuar të vërtetën. I bëmë një profil analitik viktimës, nxorrëm të dhëna, ai nuk kishte humbur ndonjëherë kontaktet, jetën e kishte të lidhur te puna e te familja, i kishte afër, në këto rrethana ai s’mund të largohej dhe të linte makinën në një vend të pazakontë. Familja e tij na thanë se ka marrë dhe mjekim për të sëmurë mendor, ku na paraqitën disa dokumenta shëndetësorë dhe receta që i kishin bërë vite më parë, por nuk na rezultonte e vërtetë”, u shpreh Hita./tvklan

Ju sugjerojmë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

4 Shtator, 2025 11:18 pm
Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
-U tha në Opinion

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

4 Shtator, 2025 10:39 pm
Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
-U tha në Opinion

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

4 Shtator, 2025 10:35 pm
A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
-U tha në Opinion

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

4 Shtator, 2025 10:33 pm
Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia
-U tha në Opinion

Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia

4 Shtator, 2025 10:23 pm
“Po merr kontrollin e pushtetit lokal”, Rama: Kryetarët e bashkive janë të PS dhe…
-U tha në Opinion

“Po merr kontrollin e pushtetit lokal”, Rama: Kryetarët e bashkive janë të PS dhe…

4 Shtator, 2025 10:13 pm
Veliaj në burg/ A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet kryeministri Rama
-U tha në Opinion

Veliaj në burg/ A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet kryeministri Rama

4 Shtator, 2025 10:07 pm
“Krijojmë fondin e gjelbërt”, formula e Ramës: Një karrige, një pemë
-U tha në Opinion

“Krijojmë fondin e gjelbërt”, formula e Ramës: Një karrige, një pemë

4 Shtator, 2025 10:05 pm
Shembja e objekteve pa leje, Rama: Kjo është dhe histori personale…
-U tha në Opinion

Shembja e objekteve pa leje, Rama: Kjo është dhe histori personale…

4 Shtator, 2025 10:01 pm
Ndërtimet pa leje, Rama zbulon në Opinion paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit
-U tha në Opinion

Ndërtimet pa leje, Rama zbulon në Opinion paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit

4 Shtator, 2025 9:55 pm
Para
Vrasja e Pëllumb Metës: Familjarët e denoncuan të zhdukur, por “harruan” ta telefonojnë!

Vrasja e Pëllumb Metës: Familjarët e denoncuan të zhdukur, por “harruan” ta telefonojnë!

Motra e Pëllumb Metës flet për nusen e tij: Monstër! Kishte probleme psikologjike

Motra e Pëllumb Metës flet për nusen e tij: Monstër! Kishte probleme psikologjike

Policia e bindur që Hysen Meta është autori i vrasjes së babait/ Pse vajza merr përsipër krimin?

Policia e bindur që Hysen Meta është autori i vrasjes së babait/ Pse vajza merr përsipër krimin?

TE FUNDIT

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
4 Shtator, 2025

Një 34-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Vrasja ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”,...

Lexo më shumë

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
4 Shtator, 2025

Premtimi kryesor i fushatës elektorale për të anëtarësuar Shqipërinë në BE në vitin 2030, është dhe objektivi kryesor i qeverisë...

Lexo më shumë

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
4 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” kryeministri Edi Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me SHBA. I pyetur nëse mes tij...

Lexo më shumë

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama është treguar i rezervuar në lidhje me përbërjen e qeverisë së re e cila do të shpallet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com