Pas tre ditë radhazi kanë përfunduar karnavalet e Shkodrës.
Mes atmosferës, aktiviteteve dhe kostumeve shumëngjyrshe, qytetarët shkodranë, kanë festuar për tre ditë në “Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”.
Karnavalet janë mbyllur pasi qindra qytetarë kanë parë djegien e dordolecit, çka simbolizon dhe mbylljen e kësaj tradite.
Karnavalet në Shkodër konsiderohen si një festë tradicionale e qytetit dhe datojnë 159 vite më parë.