Një 34-vjeçar në Lushnje është shpallur në kërkim pasi nga kontrollet në banesën e tij u gjet një armë zjarri kallashnikov 2 krehra me fishekë dhe 224 fishekë luftarakë.
Policia bën me dije se është shpallur në kërkim 34-vjeçari A. K., ndërsa u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 34-vjeçarit, shtetasin R. K., sepse dyshohet si bashkëposedues i armës dhe municionit.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë finalizuan operacionin policor të koduar “Kasharaj”. Gjatë operacionit:
U shpall në kërkim shtetasi A. K., 34 vjeç, banues në fshatin Kasharaj, pasi nga kontrollet në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra me fishekë dhe 224 fishekë luftarak. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 34-vjeçarit, shtetasin R. K., sepse dyshohet si bashkëposedues i armës dhe municionit”-njoftoi policia.