Është zbuluar identiteti i autorit dhe i viktimës në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku vajza vrau babain e saj me armë dhe e varrosi në oborrin e banesës.
Sipas Balkanweb autorja është identifikuar si Hygerta Meta, dhe viktima Pellumb Meta.
18-vjeçarja ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.
Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.