Një grup minatorësh kanë protestuar sot para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Me pankarta në duar ata kërkojnë njëzëri miratimin e statusit.
Ata i shpalosën edhe njëherë kërkesat e tyre qeverisë, ku kryeson rritja e pensioneve prej vlerës 135% e pagës minimale, si dhe sigurimin e jetës. Ata shprehen se shteti nuk ka investuar pothuajse asgjë për sigurinë e minatorëve në punë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Minatorëve, ndezën qirinj në shkallët e Ministrisë në nderim të kolegëve të tyre që kanë humbur jetën nëntokë.
Ata gjithashtu paralajmëruan se nëse nuk i plotësohen kushtet e tyre do të mblidhen përsëri për të organizuar protesta të mëtejshme.