Një 27-vjeçar shqiptar u arrestua nga Policia në Zakynthos të Greqisë, pasi i ndërpreu me dhunë shtatzëninë të dashurës së tij 19-vjeçare nga ishulli.
Sipas ERT, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren, e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë.
Sipas të njëjtave informacione, 27-vjeçari pasi ka marrë partneren në shtëpinë e tij, e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë.
Të nesërmen në mëngjes, i riu e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, ku po trajtohet jashtë rrezikut për jetën, por me një abort.
Pas denoncimit, efektivët e Zakynthos arrestuan dje, 27-vjeçarin që do të sillet në prokurori me akuzën e dhunës në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi i kishte marrë celularin partneres së tij.