Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

20 vite Partneritet për Progres mes UNDP dhe BE, po rindërtohen 63 shkolla

2024/02/20 at 11:03 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
20 vite Partneritet për Progres mes UNDP dhe BE, po rindërtohen 63 shkolla

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP Albania) njofton se këtë vit shënojnë dy dekada bashkëpunimi mes UNDP dhe Bashkimit Evropian.

Këto 20 vite “Partneritet për Progres”, kanë bashkuar UNDP-në dhe BE-në në një vizion të përbashkët për një botë më të mirë – për të mbrojtur paqen, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin, duke hedhur themelet për një të ardhme më të mirë.

Në këtë drejtim, UNDP Albania liston një sërë programesh e projektesh të rëndësishme, të cilat po realizohen në bashkëpunim të ngushtë me BE-në.

Një prej tyre është Programi “EU4Schools” (“BE për Shkollat”), i cili po rindërton apo riparon 63 objekte arsimore të prekura nga tërmeti i vitit 2019-të që goditi Shqipërinë.

Duke zbatuar parimet e “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”, 52 objekte arsimore kanë përfunduar tashmë duke mirëpritur 15.000 nxënës dhe fëmijë në objektet moderne.

“ReLOad” është një tjetër program që synon fuqizimin e Demokracisë Lokale dhe Pjesëmarrjes Qytetare:

“Që nga viti 2017-të, ne kemi ndihmuar në ndërtimin e institucioneve transparente dhe nxitjen e qeverisjes së mirë për një të nesërme më të mirë. “ReLOaD” luan një rol esencial për bashkëpunimin ndërmjet qeverisjes lokale dhe organizatave të shoqërisë civile për promovimin e vlerave të BE-së, si edhe duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët. Së bashku, ne kemi angazhuar të rinj të pasionuar, për të promovuar barazinë gjinore, qëndrueshmërinë mjedisore dhe përfshirjen sociale. Duke njohur rolin jetik të të rinjve në nxitjen e progresit, “ReLOaD” ka ofruar mundësi të paçmueshme për aktivizëm rinor, lidership dhe angazhim domethënës në vendimmarrjen lokale.”  – cilëson UNDP Albania.

Ndërkohë, Projekti “STAR” po punon për ndërtimin e institucioneve transparente, përmirësimin e eficencës dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët, nxitjen e qeverisjes së mirë në nivel vendor, si dhe forcimin e kapaciteteve të qeverisjes vendore për avancimin e Agjendës së Decentralizimit. Kësisoj, duke kontribuar drejtpërdrejt ndaj qeverisjes efektive, si një gurthemel i rëndësishëm që drejton përpjekjet e partneritetit UNDP-BE për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe duke u përafruar me parimet e integrimit në BE.

Nëpërmjet projektit “Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor”, bashkëpunimi UNDP-BE po përmirëson të drejtat e romëve, egjiptianëve dhe të kthyerve të tjerë vulnerabël në Ballkanin Perëndimor, duke adresuar çështje si mungesa e punësimit, punët me pagë të ulët dhe mungesa e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore cilësore, duke reduktuar migrimin e jashtëm dhe duke nxitur bashkëpunimin lokal.

Viti 2024 shënon partneritetin mbi 20 vjeçar të UNDP-së me Bashkimin Evropian. Për më shumë se 20 vjet, UNDP-ja ka bashkëpunuar me Bashkimin Evropian për të përmirësuar jetën e qytetarëve në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug.

Ju sugjerojmë

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
Bota

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

12 Korrik, 2025 5:08 pm
Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus
Bota

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

12 Korrik, 2025 4:50 pm
Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

12 Korrik, 2025 4:47 pm
Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar
Sport

Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar

12 Korrik, 2025 4:42 pm
Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak
Bota

Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

12 Korrik, 2025 4:31 pm
Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët
Kronikë

Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët

12 Korrik, 2025 4:27 pm
“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth
Aktualitet

“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth

12 Korrik, 2025 4:26 pm
Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
Bota

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

12 Korrik, 2025 4:09 pm
Pranga se ndërtoi pa leje në Voskopojë/ Procedohen 2 punonjës të IMT, pezullohen..
Aktualitet

Pranga se ndërtoi pa leje në Voskopojë/ Procedohen 2 punonjës të IMT, pezullohen..

12 Korrik, 2025 4:06 pm
Para
Amnistia Penale/ Manja: Pranohet propozimi për protestuesit e opozitës

Amnistia Penale/ Manja: Pranohet propozimi për protestuesit e opozitës

Tirana zyrtarizon trajnerin e ri pas largimit të Ahmatajt

Tirana zyrtarizon trajnerin e ri pas largimit të Ahmatajt

Babai i Ibrahim Licit: Im bir s’ka gisht në vrasje. Ishte në Tiranë kur ndodhi krimi

Babai i Ibrahim Licit: Im bir s'ka gisht në vrasje. Ishte në Tiranë kur ndodhi krimi

TE FUNDIT

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
12 Korrik, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duket i gëzuar dhe i buzëqeshur teksa ka vizituar udhëheqësin e Koresë së Veriut,...

Lexo më shumë

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
12 Korrik, 2025

Aktorja hollivudiane Michelle Pfeiffer ka sulmuar miliarderin Bill Gates dhe duke shprehur shqetësimin e saj për një produkt të ri...

Lexo më shumë

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus
12 Korrik, 2025

Gjermania ka konfirmuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme të reja armësh me rreze të gjatë veprimi, të cilat...

Lexo më shumë

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…
12 Korrik, 2025

Vijojnë prishjet e ndërtesave pa leje në Theth. Këtë të shtunë atje shkuan edhe përfaqësues të Partisë Demokratike....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com