Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Forca Tokësore përfundon stërvitjen “Mbrojtja e Qëndrueshme 2024”

2024/02/14 at 10:22 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Forca Tokësore përfundon stërvitjen “Mbrojtja e Qëndrueshme 2024”

Përfundon me sukses stërvitja kompaktësuese dimërore e Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë e koduar “Mbrojtja e Qëndrueshme 2024”.


Në ditën e fundit të kësaj stërvitje, e cila u zhvillua në rajonin e Pukës, morën pjesë Presidenti i Republikës Bajram Begaj, njëherësh Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Major Arben Kingji si dhe komandantë të forcave.

Në fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përgëzoi efektivët e Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, e cila është një njësi e certifikuar nga NATO si forcë e gatshme për dislokim dhe operim në ndërveprim të plotë me Aleancën Veri-Atlantike dhe të njësive të tjera që u përfshinë në këtë stërvitje për përkushtimin dhe vendosmërinë e tyre.

“Mjedisi i sotëm i sigurisë karakterizohet nga një numër në rritje i kërcënimeve dhe kundërshtarëve të vlerave perëndimore. Agresioni brutal i Rusisë kundër Ukrainës dhe konflikti në Lindjen e Mesme kanë tronditur rendin dhe sigurinë globale duke sjellë nevojën jo vetëm të një reagimi të përbashkët nga të gjithë vendet e aleancës, por dhe atë të zhvillimit të kapaciteteve kritike dhe të forcimit të qëndrueshmërisë kombëtare”, u shpreh ministri Peleshi, duke evidentuar faktin se fokusi është në atë që po ndodh sot në rajonin tonë, i cili vazhdon të mbetet një rajon i brishtë dhe me tensione të provokuara që tentojnë destabilizimin e tij.

“Ndaj sot kemi një strategji të re të sigurisë kombëtare, e cila do të pasohet së shpejti nga strategjia ushtarake dhe plani afatgjatë i zhvillimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ky bazament i fortë strategjik, na jep një shtysë për të konsoliduar dimensionin operacional dhe taktik duke vendosur theksin tek transformimi i pandërprerë i forcave dhe i kapaciteteve tona”, deklaroi z. Peleshi.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, këto kapacitete do të testohen shumë shpejt në funksion të stërvitjes së madhe të NATO-s “Steadfast Defender 2024”.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh i kënaqur me faktin se këtë vit përmbushet zotimi për investimet në 2 përqind të PBB në kuadër të NATO-s, për sigurinë dhe mbrojtjen, ndërsa theksoi vijimin e mbështetje financiare dhe sociale për personelin ushtarak.

Në fjalën e tij, Presidenti Bajram Begaj u shpreh se “Shqipëria ka qenë dhe mbetet Euro-Atlantike në frymë dhe në veprim. Si popull historikisht paqedashës, orientimi ynë është paqja dhe siguria, ndaj sot është me rëndësi jo vetëm solidariteti me vlerat e vendeve të tjera anëtare, por edhe forcimi i mëtejshëm i lidhjeve transatlantike”.

Nga ana e tij, Komandanti i Forcës Tokësore Gjeneral Major Ilir Xhebexhia teksa shprehu falenderimet dhe mirënjohjen për mbështetjen ndaj ushtarakëve u zotua se kjo forcë do të jetë e angazhuar dhe do të punojë me përkushtim, disiplinë dhe profesionalizëm të lartë për realizimin e çdo detyre dhe në përmbushtje të detyrimeve ndaj Aleancës.

Stërvitja “Mbrojtja e Qëndrueshme 2024” është pjesë e programit trajnues dhe stërvitor vjetor të Forcës Tokësore për këtë vit dhe zhvillohet në një moment kyç, pasi prej 1 Nëntorit 2023 kjo forcë ka kaluar në strukturën e re organizative, e cila konsiston në një forcë ushtarake më efektive, e kompletuar me personel, e mirëpajisur me armatim dhe teknikë të avancuar, e mirëtrajnuar, e stërvituar dhe e motivuar, e gatshme të kryejë misionin kushtetues në mbrojtje të vendit.



Ju sugjerojmë

Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti
Kronikë

Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti

8 Maj, 2025 8:22 pm
Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve
Aktualitet

Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve

8 Maj, 2025 8:07 pm
Trump uron Papën e ri, Leonin XIV
Bota

Trump uron Papën e ri, Leonin XIV

8 Maj, 2025 8:05 pm
“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri
Aktualitet

“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri

8 Maj, 2025 7:51 pm
Kush është Papa i ri Leo XIV?
Bota

Kush është Papa i ri Leo XIV?

8 Maj, 2025 7:47 pm
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

10 arsyet pse unë do të votoj Edi Ramën për kryeministër

8 Maj, 2025 7:40 pm
Papa i ri është Robert Francis Prevost
Bota

Papa i ri është Robert Francis Prevost

8 Maj, 2025 7:30 pm
Chris LaCivita nga Shkodra: Koha të rrëzojmë një monument të dështuar si Edi Rama
Kryesore

Chris LaCivita nga Shkodra: Koha të rrëzojmë një monument të dështuar si Edi Rama

8 Maj, 2025 7:23 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Begaj takim me koordinatoren e OSBE-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Begaj takim me koordinatoren e OSBE-së

8 Maj, 2025 7:13 pm
Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani
Bota

Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani

8 Maj, 2025 7:08 pm
Para
Ukraina: Kemi shkatërruar një aeroplanmbajtëse ruse në Krime 

Ukraina: Kemi shkatërruar një aeroplanmbajtëse ruse në Krime 

Rrugës për në RMV me 27 kg kanabis në makinë, e pëson i riu

Rrugës për në RMV me 27 kg kanabis në makinë, e pëson i riu

“5 mijë euro për kapjen e tij”, policia publikon foton e autorit të grabitjes së dyqanit në Tiranë

"5 mijë euro për kapjen e tij", policia publikon foton e autorit të grabitjes së dyqanit në Tiranë
















TE FUNDIT

Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti

Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti
8 Maj, 2025

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, ka zhvilluar fazën e parë të operacionit policor të koduar "Premtimi", i cili...

Lexo më shumë

Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve

Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve
8 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri. “Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të...

Lexo më shumë

Trump uron Papën e ri, Leonin XIV

Trump uron Papën e ri, Leonin XIV
8 Maj, 2025

Presidenti Donald Trump ka mirëpritur shpalljen e Papa Leonit XIV, i cili është amerikani i parë që merr  pozicionin më...

Lexo më shumë

“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri

“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri
8 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar Papa Leon XIV për zgjedhjen e tij në krye të Kishës katolike....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com