Bregu i Fildishtë është fitues i Kupës së Afrikës, falë triumfit 2-1 me përmbysje kundër Nigerisë.
Kjo e fundit zhbllokoi rezultatin me goditjen me kokë të Ekong, në minutën e 38. Reagimi i “Elefantëve” erdhi në pjesën e dytë, me barazimin e Kessie pas një ore lojë. Finalja e madhe e kontinentit afrikan u vendos nga Haller, me rrjetën e minutës së 81-të. Pikërisht sulmuesi ngriti trofeun, pasi pak muaj më parë fitoi betejën me tumorin në testikuj.
Për Bregun e Fildishtë ky ishte titulli i tretë në Kupën e Afrikës, pas trofeve të fituar në vitet 1992 dhe 2015. Në anën tjetër, zhgënjimi ishte i pashmangshëm për Nigerinë e Osimhen, që kishte shansin më të mirë të triumfonte. Takimi i radhës është në verën e vitit 2025, në Marok.