Një tjetër rast i konsumimit të fotoksinës u regjistrua në vendin tonë.
Uniformat blu bëjnë me dije se një 15-vjeçare në Fier ka konsumuar lëndën helmuese, por fatmirësisht ka arritur të mbijetojë.
“Në datën 10.02.2024, rreth orës 20:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur një shtetase e mitur, 15 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Opinion.al