Teksa ende nuk ka nisur zyrtarisht seanca plenare, Basha dhe deputetët mbështetës së tij kanë zgjedhur të shkojnë herët në Kuvend.
Ndoshta kjo është një taktikë e Bashës për t’iu shmangur tensioneve që mund të shkaktojnë deputetët mbështetës të ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe deputetit Gazment Bardhi.
Edhe dita e sotme pritet të ketë tensione në seancë. Këtë të enjte pritet të kalojë në Kuvend disa drafte të rëndësishme, siç është ai për rikthimin e basteve sportive, ligji për marrëveshjen me Italinë për emigrantët si dhe ligji për dekoratat, drafti i të cilit u kthye nga presidenti Begaj për rishikim pasi qeveria synonte që t’i hiqte atij të drejtën e dhënies së dekoratave.
Po ashtu do të kalojë ligji për tenderët. Qeveria ka vendosur të ristrukturojë dhënien e tenderëve duke krijuar një agjenci të posaçme që merret me to.