Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE kërkon ndëshkim më të ashpër për dhunën kundër gruas 

2024/02/07 at 2:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE: Hapat e qeverisë së Kosovës në veri në drejtimin e duhur, por duhen veprime shtesë

Bashkimi Europian kërkon dënime më të ashpra për martesën e detyruar, përndjekjen online dhe rastet e përdhunimit. 

Nuk pati ujdi vetëm për unifikimin e dënimeve në raste përdhunimi. Pse Gjermania ishte kundër? 

Dhuna e seksualizuar dhe ajo familjare në BE do të dënohen më ashpër në të ardhmen. Negociues të Parlamentit Europian dhe vendeve të BE ranë në ujdi në Strasburg për një ligj, me të cilin disa vepra penale do të ndiqen ligjërisht njësoj kudo në BE. Sipas të dhënave të vendeve të BE dhe Parlamentit Europian, ky është ligji i parë i BE në luftën kundër dhunës së seksualizuar mdaj grave. 

Cyber-stalking-përndjekja në internet, martesa e detyruar, gjymtimi gjenital i vajzave, apo dërgimi i fotove intime pa mirëkuptimin e palës tjetër në të ardhmen në të gjithë BE do jenë të dënueshme. Vetëm tek standardet e njëjta për përdhunimin nuk pati ujdi në BE. 

Rregulloret e reja do duhet të marrin miratimin e Parlamentit dhe vendeve anëtare të BE. Në shumicën e rasteve kjo është vetëm një procedurë formale. “Sot po bëjmë hapin e parë që ta bëjmë Europën kontinentin e parë të botë që mënjanon dhunën kundër gruas”, tha kryenegociatorja e Parlamentit Europian, Frances Fitzgerald. 

Grindje për përkufizimin e përdhunimit 

“Nuk arritëm dot ujdi në përkufizimin e përdhunimit”, tha Fitzgerald, duke e quajtur “zhgënjim vërtet të madh, pikërisht, kur shikon shifrat e larta të akteve të dhunës në Europë.” Parlamenti Europian kishte kërkuar në lidhje me përdhunimin një rregullore, sipas së cilës të gjitha veprimet seksuale duhet të jenë të miratuara. Vetëm PO do të thotë PO. Disa vende në BE, mes tyre Franca dhe Gjermania, e bllokuan këtë. Kritikët e kësaj rregulloreje argumentuan, se për të nuk ka një bazë ligjore të njësuar në të drejtën europiane. 

BE i tejkalon kompetencat e saj, nëse njëson në të gjithë BE dënimin për veprën penale të përdhunimit, u tha nga kritikët. “Për këtë mund të shprehësh keqardhje. Mund të kuptoj, se njerëzit duan diçka tjetër. Por e drejta primare europiane është kështu siç është”, tha ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann, (FDP). 

Planifikohen linja telefonike kombëtare 24 orë të hapura 

Më parë 100 personalitete femra në një letër të hapur i kishin kërkuar ministrit gjerman të Drejtësisë, Buschmann të heqë dorë nga bllokimi i rregullores. “Jam shumë e zhgënjyer që disa vende anëtare vendosën të kalojnë në anën e gabuar të historisë”, tha eurodeputeja socialdemokrate, Evin Incir. Por u vendos që në të ardhmen vendet e BE të ngrenë linja telefonike falas për ndihmë, të cilat duhet  të jenë të hapura 24 orë për të viktimat e dhunës. Përveç kësaj vendet anëtare duhet të marrin masa për të penguar dhunën kundër gruas dhe atë familjare. Këto duhet të synojnë vetëdijesimin për format e dhunës kundër gruas dhe luftimin e stereotipeve gjinore kundër gruas. /DW 

Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

13 Nëntor, 2025 12:11 am
Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
-U tha në Opinion

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

12 Nëntor, 2025 11:04 pm
VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
Kronikë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

12 Nëntor, 2025 8:22 pm
A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
Sport

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

12 Nëntor, 2025 7:55 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Rusia: Jemi të gatshëm për rifillimin e bisedimeve me Ukrainën

12 Nëntor, 2025 7:30 pm
Gjyqi/ Netanyahu falenderon Trump: Do e bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!
Bota

Trumpi kërkon zyrtarisht faljen e Netanyahut

12 Nëntor, 2025 6:54 pm
“Ka kaluar orë në shtëpinë time me të”, emri i Trump përmendet në e-mailet e Epstein
Bota

“Ka kaluar orë në shtëpinë time me të”, emri i Trump përmendet në e-mailet e Epstein

12 Nëntor, 2025 5:52 pm
Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën
Aktualitet

Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën

12 Nëntor, 2025 5:25 pm
Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti
Kryesore

Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti

12 Nëntor, 2025 4:52 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Sylvinho për “Corriere”:Arritja në Kupën e Botës me Shqipërinë është bërë një mision

12 Nëntor, 2025 4:51 pm
Para
“Jam një nga mjekët më të mirë!”-Apeli e la në burg, flet Dervish Hasi: Pas kësaj fshihet dikush 

“Jam një nga mjekët më të mirë!”-Apeli e la në burg, flet Dervish Hasi: Pas kësaj fshihet dikush 

Stano: Kosova rrezikon të mbetet prapa në rrugën drejt BE-së për shkak të veprimeve të njëanshme

Stano: Kosova rrezikon të mbetet prapa në rrugën drejt BE-së për shkak të veprimeve të njëanshme

Bulqizë/Elektricisti humbi jetën në punë, familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe drejtësi për 32-vjeçarin

Bulqizë/Elektricisti humbi jetën në punë, familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe drejtësi për 32-vjeçarin

TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
13 Nëntor, 2025

Në intervistën për “Opinion” në Tv Klan ku Valon Ademi tregon versionin e tij për aeroportin e Vlorës, pas atij...

Lexo më shumë

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
12 Nëntor, 2025

Këtë të mërkurë, 12 nëntor, në studion e Opinion ishte biznesmeni Valon Ademi, për të dhënë versionin e tij lidhur...

Lexo më shumë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
12 Nëntor, 2025

Opinion.al ka siguruar një tjetër video të atentatit ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilamndo Dani dhe mbeti i plagosur...

Lexo më shumë

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
12 Nëntor, 2025

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka hedhur poshtë çdo mundësi që Lionel Messi të rikthehet në “Camp Nou” në formë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com