Një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi po lëvizte në sens të kundërt në autostradën “Milot-Morinë”.
32-vjeçari po udhëtonte me automjetin tip “Volkswagen” dhe u bë një rrezik potencial për aksidente rrugore me pasojë. Policia i është vënë menjëherë në ndjekje, për ta ndaluar shoferin D.G. Gjatë veprimeve procedurale, ai ka kundërshtuar policët me forcë.
Mbi 32-vjeçarin nga fshati Metranxh rëndojnë veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al