Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale nga takimi që zhvilloi të hënën me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.
Kreu i qeverisë e cilëson Fidan si një mik të vjetër dhe si një prej ‘prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare’.
“Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan”, ka shkruar kryeministri Rama në “Facebook”.