Pasi Apeli i GJKKO-së ka refuzuar kërkesën e Fledi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, ka folur për mediat avokati i Belerit.
Ai u shpreh se në çështjen ndaj Belerit po bëhen shkelje antikushtetuese, ndërsa theksoi se hapi i radhës do të jetë rekursi në Gjykatën e Lartë.
“Po bëhen shkelje antikushtetuese. Po dhunon të drejtën e zgjedhjeve. Ligji është i qartë, duhet bërë betimi dhe kjo nuk u bë. Ne do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Është një element me frymën fashiste.
Arsyetimi nuk na u dha. Që herën e kaluare gjyqtarja na paralajmëroi në fakt, gati e tha vendimin, ndaj bëmë kërkesën për ta përjashtuar.
Janë disa dokumente të falsifikuara. Ditën që u arrestua Beleri kemi një dëshmi me fakte të pavërteta. Beleri nuk është i dënuar në kuptim të ligjit, është i rehabilituar sipas ligjit.”, u shpreh avokati i Belerit.