Talat Xhaferi pritet që nesër të votohet si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur këtë një arritje historike që për herë të parë Maqedonia e Veriut do të ketë një Kryeministër shqiptar.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se ia atribuon këtë meritë, kreut të qeverisë shqiptare Ali Ahmetit, për të cilin thotë se ka bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet. Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë! E duke parë foton bashkëngjitur të një momenti historik në rrugën e bashkësisë shqiptare, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama./Opinion.al