Është shtyrë seanca, në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ka kërkuar leje për t’u betuar.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë paraqitja e përfaqësuesit ligjor të burgjeve pa prokurë të posaçme.
Beleri apeloi vendimin e shkallës së parë, që e rrëzoi kërkesën e tij për t’u betuar si kryebashkiak. Seanca u shty për të mërkurën e ardhshme, datë 24 janar.
Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, nën akuzat për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.