Pamjet e mëposhtëme tregojnë momentin e ndërhyrjes për shpëtimin e 25-vjeçarit sot në Përmet. I riu u zu poshtë nga një pjesë shkëmbore, e cila i bllokoi gjymtyrët.
Ngjarja ndodhi në fshatin Çarçovë, mëngjesin e sotëm. I riu Dhimitër Vangjeli u bllokua nga një pjesë shkëmbore, teksa ishte duke fjetur.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe shërbimi i zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur dhe lëvizjen e masës shkëmbore, ndërsa me matrapik dhe mjete të tjera arritën të lëviznin prej aty të riun.