Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka përkujtuar në përvjetorin e vdekjes së tij, ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, duke vlerësuar personalitetin dhe kontributin e tij në Kosovë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Nikolla shkruan se Rugova iu përkushtua si rrallëkush lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Ibrahim Rugova, një mendje e ndritur, dijetar i shquar, intelektual kalibri, patriot i madh, politikan vizionar, kujtohet sot dhe do të vijojë të kujtohet nga brezat në Kosovë, Shqipëri dhe të gjitha viset shqiptare.
Si bashkëthemelues dhe udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ideator i luftës popullore dhe rezistencës paqësore për lirinë e Kosovës, Presidenti i parë i Kosovës, partner i besueshëm dhe dinjitoz i partnerëve euroatlantikë të Kosovës dhe kombit shqiptar.
Ibrahim Rugova iu kushtua si rrallëkush lirisë, pavarësisë së Kosovës, paqes, vlerave dhe institucioneve demokratike, duke krijuar një model udhëheqësi që inspiron me kulturën, vizionin dhe shërbimin e tij për kombin”, shkruan Nikolla./Opinion.al