Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 3 anëtarë të fisit Rraja; Andi Rraja, Indeid Rraja dhe Eni Kullaj, të cilët janë ndër personat e akuzuar se dhunuan barbarisht dy kushërinjtë e fisit Maja.
Masa e sigurisë arrest në burg ndaj tyre është shuar për shkak të tejkalimit të afateve, e për këtë arsye, gjykata caktoi arrest shtëpie.
Dhuna ndaj kushërinjve Maja nga fisi Rraja ndodhi në muajin Korrik 2023 në një lokal në rrugën Fushë Krujë – Thumanë.
Në konfliktin që bëri bujë disa muaj më parë, u përfshinë edhe 6 anëtarë të tjerë të fisit Rraja të cilët u shpallën në kërkim.
Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth.