Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhëndri i thotë vjehrrës “engjëll e flori”, por s’e do më në shtëpi: Kam 23 vite që më thyhet shpina në karrige

2024/01/14 at 6:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhëndri i thotë vjehrrës “engjëll e flori”, por s’e do më në shtëpi: Kam 23 vite që më thyhet shpina në karrige

Një dramë familjare ka mbërritur në puntatën e radhës të “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Bujari ka sjellë bashkëshorten dhe thotë se që prej vitesh ka mbajtur vjehërrit në shtëpi dhe nuk ka mundur të shijojë  rehatinë e tij.

Bujar: Unë kam 40 vjet martesë dhe 40 sekonda s’i kam provuar të dy divanët se te njëra rrinte babai i nuses, te tjetri rrinte vjehrra. Mua m’u thye më tepër shpina duke ndenjur në karrige se sa në kamion. Kështu më iku rinia!

Pasi hyn në studio, Bujari shton se kunati ka braktisur nënën 87-vjeçare ndërsa drejt tij janë bërë gjëra të padrejta. 87-vjeçarja ndodhet e pranishme në studio dhe po dëgjon gjithçka.

Bujar: Kam 27 vjet që punoj kamionist dhe 23 vjet që rri në karrige.

Ardit Gjebrea: Në shtëpi?

Bujar: Normalisht.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Bujar: Po pse, jeta e vështirë… duke pasur dy prindërit e nuses prandaj e kam prurë sot në këtë derë, kjo është dera e bamirësisë që puqen njerëzit edhe të mirë, edhe të këqinj, kurse unë kam bërë mirë gjithë jetën dhe jam quajtur i keq në këtë moshë.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Bujar: Sepse nusja ime i ka dashur prindërit, janë bërë gjëra të padrejta kundrejt meje, te të gjitha. Ajo ka pasur 3 motra, ka edhe një vëlla, vëllai i tyre tani e ka braktisur nënën, një plakë, një engjëll 87 vjeçe, kush ka braktisur nënën, ka braktisur veten!

Ardit Gjebrea: Pra ajo zonja aty është vjehrra juaj?

Bujar: Po.

Ardit Gjebrea: E ka emrin?

Bujar: Hajrie.

Në insertin e saj, Haxhireja shprehet se nuk do ta lërë nënën. “Burri është burrë, nëna është nënë, unë nënën nuk e lë. Nëna do rrijë me mua në shtëpi sa të rrojë, gjithë jetën! Burri në daç të rrijë, në daç të ikë!”, thotë ajo.

Ardit Gjebrea: Ti kë do zgjidhje, nënën tënde apo bashkëshorten?

Bujar: Nënën. Nëna nuk hidhet dhe nuk shitet. Jam djali, jam dhëndër dhe kam bërë shumë për dhëndër kam bërë, që nuk më takon. Atë që kam bërë unë, do e gjykojë populli, nuk e bën njeri në botë! Ja ku e ke! Merre atë plakën atje, ajo është flori! Pyeteni, ku s’e kam çuar, gjithë botën ka bredhur me mua!

Ardit Gjebrea: Po nëse është flori mos i thuaj plakë, thuaji zonjë.

Bujar: Zonjë, ajo është zonjë dhe për mua mbetet zonjë./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
Bota

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

16 Qershor, 2025 10:25 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025 10:12 pm
Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja
Politikë

Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja

16 Qershor, 2025 9:55 pm
Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht
Aktualitet

Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht

16 Qershor, 2025 9:09 pm
Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA
Bota

Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA

16 Qershor, 2025 9:00 pm
Presidentja Osmani: Serbia u shpreh kundër heqjes së masave të BE ndaj Kosovës
Rajoni

Presidentja Osmani: Serbia u shpreh kundër heqjes së masave të BE ndaj Kosovës

16 Qershor, 2025 8:48 pm
Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar
Aktualitet

Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar

16 Qershor, 2025 8:37 pm
Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës
Kronikë

Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës

16 Qershor, 2025 8:20 pm
Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!
Politikë

Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!

16 Qershor, 2025 8:00 pm
Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!
Kryesore

Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!

16 Qershor, 2025 7:43 pm
Para
“Nënën 87 vjeçe nuk e hedh poshtë!”, burri ia pret shkurt gruas: Bëj ç’të duash, ne jemi të ndarë

“Nënën 87 vjeçe nuk e hedh poshtë!”, burri ia pret shkurt gruas: Bëj ç’të duash, ne jemi të ndarë

Zinxhiri i frikshëm i dhunës në familje: Vajza rreh nënën e moshuar, vëllai motrën e kunatin…

Zinxhiri i frikshëm i dhunës në familje: Vajza rreh nënën e moshuar, vëllai motrën e kunatin…

“Nuk ka vendim që mund të mposhtë Sali Berishën”,ish-kryeministri: Koha e kontrollit të opozitës ka marrë fund

“Nuk ka vendim që mund të mposhtë Sali Berishën”,ish-kryeministri: Koha e kontrollit të opozitës ka marrë fund

TE FUNDIT

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
16 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk i ka përjashtuar planet për të vrarë liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke...

Lexo më shumë

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
16 Qershor, 2025

Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë takuar të hënën në Kananaskis të Kanadasë, me synim...

Lexo më shumë

Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja

Samiti në Tiranë, Begaj flet për refuzimin e deklaratës nga Serbia dhe Bosnja
16 Qershor, 2025

Në mbyllje të samitit të SEECP-së, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i është përgjigjur interesit të gazetarëve mbi deklaratën e...

Lexo më shumë

Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht

Autori i lirë prej 14 vitesh!Si u manipulua vrasja e 58-vjeçarit në Vloçisht
16 Qershor, 2025

Në maj të vitit 2017 emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e një vrasjeje në Vloçisht të Korçës, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com