Presidenti Joe Biden i ka ridërguar Senatit kandidaturën e David J. Kostelancik për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Emërimi i diplomatit Kostelancik për postin e Ambasadorit amerikan në Shqipëri u rikthye disa ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë pasi Senati, gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar, nuk futi në rend dite brenda afateve, votimin për konfirmimin e Kostelancik dhe të dhjetëra të emëruarve të tjerë.
“David J. Kostelancik, nga Illinois, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Klasa Ministër Këshilltar, nominohet për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.