Ish-zëvendësministrja e qeverisë “Rama”, Ornela Çuçi ka dhënë vlerësimin e saj në emisionin “Opinion” për ministrat aktual .
Për Çuçin, ministri më i mirë deri më tani është ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Ajo renditi në vend të dytë ministren Belinda Balluku dhe të tretën Elisa Spiropali.
“Do nis nga më të mirët me Ballën, sepse i ka fort këmbët në politikë. Ministrat e Brendshëm kanë pasur një karakteristikë, sapo kanë ardhur kanë qenë të suksesshëm. Por në fakt i gjithë suksesi i ministrave ka qenë penallti në derën e atyre që kanë ikur. Balluku e suksesshme sepse ka ndërlidhur në mënyrën shumë të mirë menaxhimin e fortë të një superministrie, ka qenë dhe shumë e fortë politikisht në zonat ku është caktuar. Do zgjedh Elisën sepse është e vetmja ministre me retorikë të fortë politike pa ministri”.
Përveç Spiropalit si ministre shteti pa portofol, të gjithë ministrat e tjerë të shtetit Ornela Çuçi i konsideron zhgënjim.
“Ndaj ministrat e Shtetit do t’i katregorizoja zhgënjim, ministrat e Shtetit nuk kanë asgjë. Përveç Spiropalit që ka bërë ndërlidhje shumë të mirë”.