Këto pamje sjellin momentin kur Lee Jae-myung, lideri i opozitës në Korenë e Jugut është qëlluar me thikë në qafë. Ngjarja ka ndodhur gjatë një vizite në qytetin Busan, ndërsa agjencia e lajmeve Yonhap, raportoi se 66-vjeçari që e sulmoi u shpreh se kishte për qëllim të vriste zotin Lee, ndërkohë që janë ende të paqarta motivet.
Lee, i cili humbi ngushtë zgjedhjet presidenciale të 2022, u transportua me helikopter në spital, ndërsa mjekët thanë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al