Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërkojnë lekët mbrapsht, Përparimi akuza të rënda ndaj ish-gruas dhe kunatit: Më vunë pistoletën e sëpatën

2024/01/01 at 6:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërkojnë lekët mbrapsht, Përparimi akuza të rënda ndaj ish-gruas dhe kunatit: Më vunë pistoletën e sëpatën

Dita e parë e 2024-ës ka rikthyer një nga seancat më të forta të ndërmjetësimit, atë midis dy motrave binjake: Mirushes dhe Lauretës. Ato kanë ardhur për herë të parë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në datën 19 nëntor të vitit të kaluar, pasi Laureta i kërkonte Mirushes kthimin e një borxhi që ish-bashkëshorti i saj i ka marrë familjes.

Në rubrikën e sotme ama, përballja është mes Mirushes dhe ish-bashkëshortit të saj, i cili është shqiptar i Kosovës dhe quhet Përparim. Por në këtë përballje, ndonëse ulur në anën e publikut, është motra e vëllai i Mirushes dhe daja e vëllai i Përparimit, të cilët ishin pjesë integrale e këtij diskutimi.

Për t’jua rikujtuar, në debatin e mëparshëm që ka pasur me motrën, Mirushja tha se e ka njohur ish-burrin, përmes Lauretës dhe ai i kishte premtuar se pasi të bënin celebrimin, do të jetonin në Zvicër. Për të kryer procedurat, ai ka marrë 42 mijë euro nga familja e Mirushes dhe më pas është larguar. Mirushja u shpreh se është mashtruar prej tij dhe se ata ishin të celebruar, por jo çift.

Ditën e sotme në rubrikën nga “E Diela Shqiptare”, Përparimi e hedh poshtë pjesën e lekëve dhe u shpreh që Mirushen nuk e mori as për gënjeshtra e as për para.

Përparimi: Unë kam qëndruar në hotelin e asaj zonjës aty dhe kam qenë një klient.

Eni Çobani: Keni qëndruar si klient?

Përparimi: Kisha ca halle dhe ma gjetën një gocë, kjo Mirushja ishte. Edhe okej, qe kismet, shkuam u takuam me burrin e asaj, shkuam takuam të atin e vet edhe vëllain. Pimë një kafe dhe okej. Edhe nisëm të qëndronim në kontakt. Edhe si kanë thënë: “Jo po Përparimi ka qëndruar 2 ditë apo s’ka ndenjur hiç. Ka vendosur celebrime a pa celebrime”, nuk e di se ajo zonjë me mua ka fjetur edhe në shtëpinë e saj dhe në shtëpinë time. Unë për momentin nuk e kam marrë, as për gënjeshtra, as për para, as për mashtrime.

Mirushe: Të gjitha mashtrime i ke.

Përparimi: Mua më ka ndihmuar kjo zonja pak dhe unë për momentin kam qenë në burg sepse jam…

Mirushe: Kur isha unë gruaja jote, përse nuk më more me vete?

Përparimi: Në atë moment pata aksidentin, qëndrova në burg ti…

Mirushe: Po ça aksidenti, unë s’e kam ditur që ti ke bërë aksident.

Përparimi: Ke pasur vëllain tim, ke qenë tek vëllai im. Ke pasur shtëpinë time si shtëpinë tënde. Të kam thënë Mirushe hajde kur të duash.

Mirushe: 2 herë kam qenë në familjen tënde.

Përparimi: 5 herë ke qëndruar.

Ish-bashkëshorti gjithashtu ngre një akuzë shumë të rëndë. Ai shprehet se Mirushja, vëllai i saj, Neki dhe një shoqëruese tjetër e kanë kërcënuar me pistoletë dhe sëpatë.

Përparimi: Unë ato paratë nuk ia kam. Ai zotëria (vëllai i Mirushes, zoti Neki) më ka çuar 3 mijë euro për nënën për operacion, e di unë sa para i kam atij. Mua më kanë shti, më kanë rrëmbyer nga Miloti, ajo (Mirushja), ai Neki dhe një shoqëruese tjetër. Unë kam pasur 4 mijë euro me vete, kam pasur 2 byzylykë dore dhe një zinxhir. Ai zotëria më ka vendosur mua pistoletën, nga Miloti më ka çuar në Peshkopi. Mos harrojmë, më ka vendosur sëpatën më ka thënë: “Do të m’i biesh familjarët e tu për me më dhënë lekë”.

Laureta: Ktheji lekët babës tim, nuk dua asnjë gjë tjetër.

Eni Çobani: Atëherë Përparim të lutem, e keni firmosur këtë dokument tek noterja?

Përparimi: Jo, nuk kam ditur gjë. Nuk di gjë.

Eni Çobani: S’e ke lexuar fare?

Përparimi: Fare! Veç nënshkrim që t’i ikja rrezikut./tvklan

Ju sugjerojmë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Para
Borrell: Të gatshëm për masa të reja nëse nuk shtensionohet situata në veri të Kosovës

Lëvizja pa viza në zonën Schengen, Borrell: Sjell përfitime për Kosovën dhe BE-në

Atleti i njohur gjendet i vdekur në një makinë në Kenia

Atleti i njohur gjendet i vdekur në një makinë në Kenia

Aksident në Tiranë, automjeti përfundon mbi trotuar dhe përplaset me një tjetër

Aksident në Tiranë, automjeti përfundon mbi trotuar dhe përplaset me një tjetër

TE FUNDIT

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com