Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fëmija nga Gaza shkruan libër për “jetët e tyre të shkatërruara” nga bombardimet izraelite

2023/12/27 at 3:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fëmija nga Gaza shkruan libër për “jetët e tyre të shkatërruara” nga bombardimet izraelite

Palestinezi 15-vjeçar Abdullah Abu Sultan nga tenda ku ai dhe familja e tij strehohen në Rripin e Gazës që ndodhet në sulmet intensive izraelite, po shkruan një libër me tregime për “jetët e tyre të shkatërruara” për shkak të bombardimeve.

Për shkak të sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, humbjet e jetëve të grave, fëmijëve dhe civilëve po rriten çdo ditë e më shumë. Po shkatërrohen edhe jetët e familjeve palestineze që kanë mbijetuar. Me më shumë se 20 mijë të vrarë dhe mbi 50 mijë të plagosur, janë shpërbërë shumë familje për arsye të tilla si largime nga shtëpitë e tyre dhe migrimi i detyruar.

Edhe 15-vjeçari Abdullah Abu Sultan që jeton në qytetin e Gazës, është një nga palestinezët që është detyruar të migrojë bashkë me familjen e tij si pasojë e bombardimeve izraelite. Pas zhvendosjes disa herë me familjen e tij, Abu Sultan është strehuar në një kamp në qytetin Rafah dhe nga tenda po shkruan libër me tregime që tregojnë shkatërrimin e jetëve të tyre për shkak të bombardimeve.

Duke folur për Anadolu, Abu Sultan tha se vazhdon “shkrimin” e librit me tregime si një detyrë (borxh) besnikërie ndaj rekomandimit nga mësuesi i tij i dashur që humbi jetën në sulmin izraelit. Abu Sultan tha se po shkruan tregimet e palestinezëve të shkatërruar me sulmet izraelite në Gaza dhe se veprën e tij e ka emërtuar “të shkatërruarit”.

“Jemi zhvendosur disa herë nga vendi ynë”

Pasi shpjegoi përjetimet e tyre në sulmet e Izraelit në qytetin e Gazës, Abu Sultan tha:

“Jemi zhvendosur nga vendi ynë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme të zonës ku ndodhej shtëpia jonë. Shkuam në shtëpinë e dajës, aty ishte shtëpia e parë ku u strehuam. Por, edhe aty situata u përkeqësua. Zona filloi të bombardohej vazhdimisht, shtëpitë përreth bombardoheshin gjithnjë”.

Më pas familja migroi në lagjen Zahra ku disa ditë më pas edhe ndërtesa në të cilën qëndruan u bombardua, tha Abu Sultan duke shtuar se në zonën Zahra u shenjëstruan dhe u shembën të gjitha ndërtesat shumëkatëshe.

“Nga bombardimi i lagjes Zahra, u strehuam në një ndërtesë në sheshin ‘Palestina’ dhe që nga aty u shënjestruam nga avionët luftarakë izraelitë”, tha Abu Sultan i cili ndau informacionin se janë zhvendosur shumë herë.

Ai tha se si pasojë e shënjestrimit të vendeve ku strehoheshin u detyruan të dalin nga qyteti i Gazës dhe se në kërkim të një vendi të sigurt kanë ardhur në Rafah.

“Kur mbërritëm në Rafah mësova se mësuesi im Majid Azzam kishte rënë dëshmor. Ishte personi i cili më mbështeste që unë të shkruaja, më inkurajonte për aftësitë e mia në këtë çështje. Më kishte inkurajuar që të shkruaja tregimin tim të parë të emërtuar ‘Mbeta vetëm'”, tha Abu Sultan duke theksuar se bashkë me familjen e tij janë strehuar në “Qendrën e Strehimit Kuds” në Rafah.

“Duke shkruar largohem nga bota brenda të cilës ndodhem”

Abu Sultan thotë se pasi mësuesi i tij ndërroi jetë, filloi të shkruajë edhe si detyrë besnikërie ndaj inkurajimit të mësuesit. Ai bëri të ditur se ka filluar të shkruajë tregimin e dytë.

“Duke shkruar dhe lexuar përpiqem të largohem nga bota dhe vështirësitë brenda të cilave ndodhem”, u shpreh ai.

Ai tha se dëshiron përfundimin sa më parë të sulmeve dhe rikthimin në shtëpinë e tij në qytetin e Gazës.

“Ashtu si të gjithë fëmijët në botë dëshiroj të jetoj një jetë normale me familjen time larg nga bombardimet dhe shkatërrimet”, tha palestinezi Abu Sultan.

Ju sugjerojmë

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Fermerët, 9 masat mbështetëse
Aktualitet

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Fermerët, 9 masat mbështetëse

30 Korrik, 2025 2:01 pm
Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta
Kronikë

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta

30 Korrik, 2025 1:49 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Kronikë

Tiranë/ I mori 10 mijë € një shtetasi me anë të mashtrimit, pranga 33-vjeçarit

30 Korrik, 2025 1:44 pm
Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike
Bota

Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

30 Korrik, 2025 1:35 pm
Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë
Aktualitet

Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë

30 Korrik, 2025 1:28 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein

30 Korrik, 2025 1:27 pm
Recetat mjekësore në formatin e ri / Nga 1 gushti në fuqi për sistemin shëndetësor
Aktualitet

Recetat mjekësore në formatin e ri / Nga 1 gushti në fuqi për sistemin shëndetësor

30 Korrik, 2025 1:09 pm
Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë
Kryesore

Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë

30 Korrik, 2025 1:07 pm
Kodi i ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm
Aktualitet

Kodi i ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm

30 Korrik, 2025 12:50 pm
“Shqipëria bëhet”, koncepti i Lapaj:  25 vite burg për zyrtarët që kapen për korrupsion
Aktualitet

Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet”

30 Korrik, 2025 12:46 pm
Para
Do të përfaqësonte Izraelin në Eurovizion, vritet këngëtari i njohur në Gaza

Do të përfaqësonte Izraelin në Eurovizion, vritet këngëtari i njohur në Gaza

Erdogan sulmon sërish Netanyahun: Nuk ndryshon nga Hitleri!

Erdogan sulmon sërish Netanyahun: Nuk ndryshon nga Hitleri!

Stafi hyn në grevë, mbyllet Kulla Eiffel

Stafi hyn në grevë, mbyllet Kulla Eiffel

TE FUNDIT

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Fermerët, 9 masat mbështetëse

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Fermerët, 9 masat mbështetëse
30 Korrik, 2025

Hapen zyrtarisht aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve për vitin 2025. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj thotë se tashmë, kredia...

Lexo më shumë

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta
30 Korrik, 2025

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur sot në aksin Lushnje -Fier pranë fshatit Gorre. Në...

Lexo më shumë

Tiranë/ I mori 10 mijë € një shtetasi me anë të mashtrimit, pranga 33-vjeçarit

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
30 Korrik, 2025

I mori 10 000 euro një shtetasi, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 33-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin...

Lexo më shumë

Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike
30 Korrik, 2025

Një burrë që vuante nga humbja e shikimit në Itali ka rifituar shikimin falë një terapie eksperimentale gjenetike, duke shënuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com