Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm që e liroi atë nga qelia.
Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv në bashkëpunim” lidhur me aferën e ish-klubit “Partizani”.
Kujtojmë se Malltezit iu caktua masa e “arrestit shtëpiak” më 21 Nëntor, fiks një muaj pasi ai ishte prangosur në aeroportin e Rinasit.
Me vendim të GJKKO-së, Malltezi u lirua nga qelia pasi gjyqtarja Iliriana Olldashi pranoi pjesërisht argumentet e avokatëve të tij në një seancë që zgjati plot 7 orë.