Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Universitetin e Arteve në Pragë, ku një 24-vjeçar vrau të paktën 15 persona dhe plagosi rreth 30 të tjerë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave.
Ndër të tjera ai shton se Shqipëria dënon dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë Republikës Ceke në këto kohë të vështira.
“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, u shpreh Rama./Opinion.al