Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka grumbulluar karriget në mes të sallës së Kuvendit.
Ky veprim i tij ka sjellë përpalsje mes tij dhe punonjësve të gardës, të vendosur “gardh” para tij.
Garda ka tentuar ta ndalojë, por deputeti Noka nuk i ka lejuar.
Ai i kërkon të mos prekin, duke i thënë se do ia hedhë në kokë.
“Hiqi duart se në kokë e keni, në kokë! Meqenëse po përdoreni si kamikazë. S’keni punë t’i prekni”, thotë Flamur Noka.
Kujtojmë që Kuvendi do të votojë për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Në pikën e parë të rendit të ditës është votimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.