Ka pasur momente tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë përpara Kuvendit.
Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë në momentin kur ish-kryeministri Sali Berisha iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë.
Ata janë ndaluar nga efektivët e policisë të vendosur “gardh” në hyrje të oborrit të Parlamentit.
Kujtojmë se për mbarëvajtjen e protestës Policia e Shtetit ka në terren 800 efektivë dhe autobote me ujë.