Një 42 vjeçar është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në Tiranë pasi u kap teksa lëvizte me armë në qytet.
Në pranga ka rënë 42-vjeçari i identifikuar si M.H i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të bërë nga forcat “Shqiponja”, 42-vjeçarit iu gjet një pistoletë të cilën e mbante me qëllim shitjen ndaj personave të tjerë.
Në kuadër të operacionit “Transportuesi”, policia sekuestroi krëhërin e pistoletës dhe municionin luftarak që mbante me vete i arrestuari.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al